Kale firmos me Flamurtarin, çfarë do të bëhet me kontraten “fantazmë” të Kukësit?

Flamurtari ka gjetur gjuhën e përbashkët me brazilianin Elton Kale. Lojtari shtatshkurtër mbylli sezonin e kaluar me Kukësin, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar karrierën e tij me verilindorët. 29-vjeçari donte të rinovonte, por me rritje rroge. Ai përfitonte 2 mijë euro në muaj te skuadra verilindore dhe kërkonte diçka më shumë se dyfishin.

Presidenti Safet Gjici nuk i pranoi kërkesat e brazilianit, pavarësisht se ishte ndër të preferuarit e tij. Kjo dhe për shkak të ndërhyrjes së trajnerit Peter Pakult. Ky i fundit nuk pranonte diferencime në skuadër. Kukësi luajti kartën “B”, një manovër që jemi mësuar ta shohim shpesh në këto vitet e fundit. Kale është nën kontratë, papritur doli se ishte firmosur një vit tjetër nga braziliani në zyrat e Kukësit.

Lojtari reagoi menjëherë dhe e denoncoi dhe në medie kontratën e re që i ishte zgjatur nga Kukësi. Futbollisti akuzoi klubin verilindor për një ngjarje mjaft të rëndë, falsifikim kontrate (lexo këtu). Burime të ndryshme pranë klubit të Kukësit bëjnë me dije se presidenti Gjici nuk kishte ndërmend ta linte të lirë brazilianin. Ende nuk dihet nëse kjo çështje do të marrë një rrugë të çuditshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *