Kaçe te Panathinaikosi, në verë largimi nga Greqia

Ergys Kaçe ka firmosur me skuadrën greke të Panathinaikosit, aty ku edhe Bledar Kola i ka telefonuar dhe i ka thënë të provojë veten te ekipi i Athinës, edhe pse nuk i ka premtuar blerjen në fund të sezonit. Motivi është i thjeshtë: Panathinaikosi është në një situatë financiare delikate dhe për të ardhur keq, aq sa bankat mund t’i ngrinë shumën e parave që kanë të depozituar. Vështirësitë ekonomike kanë shtyrë dy presidentët të negociojnë (PAOK-Panathiniakos), teksa “Sport Ekspres” ka mësuar se rroga e mesfushorit kuqezi do të paguhet përgjysmë.

Sakaq, formula është huazim për 6 muaj me të drejtë blerje për 400 mijë euro, shifër e cila nuk do të paguhet nga ekipi i Athinës. Sakaq, PAOK shpreson që Kaçe të shkëlqejë dhe kthehet në nivelet e tij, për ta shitur jashtë Greqie, aty ku edhe dëshiron të ikë Ergysi. Ndoshta, duke menduar për kampionate të tjera, si Francë, Gjermani, apo edhe në Serinë B italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online