Çelsi jep “ok”, Rashica te Verderi vendos rekordin

Shqiptari transferohet në Bundesligë për 7 mln euro, pas 3 sezonesh te Viteshen, që pagoi 50 mijë euro te Vushtria. Bëhet kështu kuqezi më i shtrenjtë në histori, duke kaluar edhe Hysajn

Milot Rashica bëri hapin e jetës dhe transferohet në Bundesligë, duke mbyllur aventurën e tij me kampionatin holandez pas 3 vjetësh. Ai largohet nga Viteshe, pasi sot ka kryer vizitat mjekësore me Verder Bremenin.

Menaxheri i tij, Altin Lala ka kryer kështu një ndër transferimet më të bujshme të një futbollisti shqiptar nga një kampionat në një tjetër. Një operacion “blitz”, ndoshta edhe i paraprirë, kur në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”, kohë më parë, ish-kapiteni i Hanoverit dhe Shqipërisë do të theksonte punën që po bënte mes Gjermanisë dhe Holandës për të shfrytëzuar këto pole merkatoje.

Kjo lëvizje është konfirmuar edhe nëpërmjet nje komunikimi zyrtar të klubit të Viteshes. Verderi ka kaluar në llogarinë e klubit holandez shifren e 7 milion eurove. Kontrata aktuale e 21-vjeçarit me Viteshen përfundonte në vitin 2020, megjithatë verdhezinjtë vendosen të hiqnin dorë nga aftësitë e Rashicës të cilin e afruan për vetëm 50 mije euro nga klubi i Vushtrise në vitin 2015.

Ai që ka pasur rol në këtë operacion sigurisht ishte trajneri i Verder Bremenit, Kohfeld, i cili e konsideron si një element që jo vetëm mund ta ndihmojë skuadrën, por që edhe mund të bëjë diferencën në takime të caktuara. Rashica largohet nga Viteshe, aty ku në dy sezone e gjysmë (64 ndeshje) arriti të shënonte 15 gola (13 në kampionat dhe 2 në Kupën e Holandës).

Për Rashicën, gjatë këtyre viteve, kanë lëvizur edhe skuadra si Napoli, Shtutgardi, apo Hanoveri dhe Lacio, pa harruar mbikëqyrjen e Çelsit, pasi djali i Roman Abramoviçit është edhe pronari i klubit verdhezi në Holandë. Madje, burime pranë gazetës bëjnë me dije se pikërisht londinezët dhanë “ok” për këtë transferim, duke qenë se blutë ishin të blinduar në atë rol dhe nuk kishin nevojë. Milot Rashica deri ne vitin 2016 përfaqësonte ngjyrat e kombëtares shqiptare, por në momentin kur Kososva u pranua ne FIFA dhe UEFA ai vendosi t’i bashkohej Dardanëve.

Rekordi

Por, transferimi i Rashicës nga Viteshe te Verder Bremeni vendos rekordin e ri për një futbollist që ka veshur fanellën e kombëtares. Në fakt, deri tani, ai rekord mbahej nga Elseid Hysaj, që nga Empoli u transferua te Napoli për shifrën 5,5 mln euro (bashkë me bonuset), ndërsa pas tij Etrit Berisha nga Lacio te Atalanta për 5 mln euro. Më poshtë, që deri për shumë vite ishte edhe transferimi i lluksit, Cana nga Sandërlendi te Gallatasaraji. Më poshtë gjithë të tjerët, me emra si Bogdani, Gashi, Mavraj e deri te Emir Lenjani, që u ndal te 750 mijë eurot.

64 ndeshje ka zhvilluar Milot Rashica me fanellën e Viteshes në dy sezone e gjysmë në Holandë

15 Gola ka shënuar Rashica me fanellën e Viteshes, mes kampionatit dhe kupës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online