Ergys Kaçe është në planet e Aleksandar Stanojeviç, sipas PAOK-ut, por vetëm në teori, sepse dje në Doneck kundër Olimpikut mesfushori ynë nuk ishte as në stol.
Natyrisht, menaxheri i tij menjëherë ka nisur punën për t’i gjetur një ekip të ri, pasi Kaçe nuk mund të qëndrojë më në stol ose tribunë.
“Sporttime” raporton se Panionios është gati ta mirëpresë mesfushorin shqiptar, duke i ofruar një vend në formacion.
Oferta për PAOK-un është marrja në huazim e Kaçes, por lind problemi i pagës, sepse Panionios shpreson që PAOK të paguajë një pjesë të saj.