“Ka shpresë për të ardhmen”! Gjasula është optimist për Kombëtaren e Silvinjos: Dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim

Shqipëria humbi në Varshavë me shifrat 1-0 ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e provuan me të gjitha mënyrat për të dalë me pikë, por nuk ia dolën. Në fund Kombëtarja e Silvinjos e nis me humbje, por duke dhënë shumë shpresë për të ardhmen. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për Supersport:

Gjasula: “Ekipi luajti mirë dhe unë u ndieva mirë. Në fund më iku pak fuqia se kisha disa muaj pa luajtur. Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim sot. Ne i provuam të gjitha, Polonia kishte vetëm një gjysmë rasti te goli dhe një tjetër me Leëandoëskin. Është e vështirë, ne luajtëm mirë dhe ka shumë shpresë për të ardhmen”.

Cikalleshi: “Sot kemi hapur faqe të re. Me shpirtin që kemi treguar sot, besoj se i kemi bërë shqiptarët që të ndihen mirë. Portieri i Polonisë është shumë i mirë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kemi sakrifikuar shumë në këtë takim. I pritëm në mesfushë dhe na shkoi mirë. Pësuam një gol nga gjysmë rasti. Përvec atij rasti, Polonia nuk pati ndonjë rast tjetër. Gol nuk na deshi sot, as mua, as Uzuni as Asllanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online