“Goli nuk na deshi sot, Polonia ka portier të mirë”! Sokol Cikalleshi: Nuk kishin asnjë rast ata, sot kemi hapur faqe të re për Kombëtaren

Shqipëria humbi në Varshavë me shifrat 1-0 ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e provuan me të gjitha mënyrat për të dalë me pikë, por nuk ia dolën. Në fund Kombëtarja e Silvinjos e nis me humbje, por duke dhënë shumë shpresë për të ardhmen. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për Supersport:

Cikalleshi: “Sot kemi hapur faqe të re. Me shpirtin që kemi treguar sot, besoj se i kemi bërë shqiptarët që të ndihen mirë. Portieri i Polonisë është shumë i mirë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kemi sakrifikuar shumë në këtë takim. I pritëm në mesfushë dhe na shkoi mirë. Pësuam një gol nga gjysmë rasti. Përvec atij rasti, Polonia nuk pati ndonjë rast tjetër. Gol nuk na deshi sot, as mua, as Uzuni as Asllanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online