Ka rënë në radarët e Arsenalit, lojtari shqiptar flet pas zgjedhjes së Zvicrës: Çështje zemre, ëndërr e bërë realitet

Ardon Jashari është një nga lojtarët që po spikat gjithnjë e më shumë te ekipi i Luzernës, ku është graduar edhe zëvendëskapiten. 20-vjeçari raportohet të ketë rënë në radarët e Arsenalit, që po mendojnë të investojnë te ai për të ardhmen.

Jashar ka bërë edhe zgjedhjen e tij sa i përket ekipit kombëtar. Mesfushori i talentuar ka pranuar ftesën e Zvicrës, me të cilët është grumbulluar për herë të parë për sfidat e këtij muaji kundër Spanjës dhe Rebublikës Çeke. Zgjedhja nuk ishte e vështirë për futbollistin shqiptar, që në një prononcim për “Blick.ch” është shprehur se Kombëtarja helvete ishte çështje zemre.

“Për mua, kjo është një çështje zemre. Për mua dhe familjen time është realizuar një ëndërr me skuadrën e Kombëtares”, ka thënë Ardon Jashari./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online