Ka drejtuar edhe te Dinamo në kryeqytetin shqiptar, trajneri që eliminoi Brazilin vjen me CV e varfër

Një CV e pastër nuk është me patjetër kusht për të shkuar larg! Kroacia do t’i besonte stolin e Kombëtares trajnerit Dalic. Ky i fundit ka qenë trajner edhe i Dinamos në kryeqytetin shqiptar disa vite më parë.

Më pas për të nisi një karrierë te Slaven Belupo, për të dalë më pas jashtë Europës te Al Faisaly, Al Hilal dhe Al Ain. Në vitin 2017 kroatët vendosën t’i besonin për herë të parë një Kombëtare këtij trajneri dhe kjo qëlloi goditja më e mirë e bërë ndonjëherë në histori.

Në vitin 2018, kroatët arritën deri në finalen e Botërorit të Rusisë, atje ku u mundën nga Franca. Vetëm katër vite më vonë, Kroacia arrin në gjysmëfinale pasi mund Brazilin. Një arritje e madhe e Dalic që tregon edhe njëherë tjetër se jo me patjetër kërkohet një trajner me CV të pasur për të shkuar larg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online