“Ka pak si ata në Itali”, Joziç flet me superlativa për vëllezërit shqiptar: Kanë një motorr për Serinë A

Vëllezërit Shpendi janë lakuar së tepërmi në media ditët e fundit. Sulmuesit shqiptarë kanë bërë paraqitje mjaft pozitive me Çezenën në Serinë C, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të Serisë A. Në një interivistë për “FirenzeViola.it”, kreu i sektorit të të rinjve të Çezenës ka zbëthyer profilin e Stiven Shpendit. Davor Joziç ka folur me superlativa për sulmuesin shqiptar.

“Ai ka një binjak të quajtur Kristian. Të dy kanë ardhur nga San Marino. Ka pak të 2003-shit në Itali si ata. Ata kanë një motor të Serisë A. Stiveni është i ftohtë përpara portës, këmbëgjatë dhe ka cilësi të shkëlqyera në majë. Ai ka një mentalitet të mirë pune. Cilësia e tij më e mirë është të qenit i akullt përpara portës, e përsëris”, ka thënë Davor Joziç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online