Ka nisur që të mbajë të njëjtin shkëlqim si te Tirana, Taulant Seferin e përzgjedhin si më të mirin në Ukrainë

Taulant Seferi ka hasur jo pak vështirësi pas kalimit nga Tirana te Vorskla Poltava. Megjithatë në kohët e fundit sulmuesi ka hyrë në ritmin e garës në Ukrainë. Deri tani ky lojtar ka realizuar 4 gola në total me fanellën e Vorsklas, nga të cilat dy kanë ardhur në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë arsye tifozët e kanë përzgjedhur si lojtarin e muajit. Në një njoftim në faqen zyrtare, Vorskla tregon se Taulant Seferi është lojtari më i mirë i nëntorit për Vorsklan, teksa është mbështetur nga 33% e votuesëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *