Mesfushori i Shqipërisë “duket i mallkuar”! Një vendosje këmbe rastësore në fushë, dëmtohet dhe për disa muaj jashtë fushës në La Liga

Keidi Bare duket futbollisti “më i mallkuar” te Kombëtarja e Shqipërisë. Dëmtim pas dëmtimi, vuajtje pas vuajtje! Nëse nuk do të ekzistonin të gjitha këto, me siguri që lojtari në fjalë do të kishte shkuar shumë larg në karrierën e tij, shumë më larg sesa Espanjoli në La Liga.

Pasi po e merrte veten nga dëmtimi i fundit, Bare do të shkojë sërish në operacion. Espanjoli ka luajtur në Kupë të martën ndaj Atletcio Paso. Kur mbeteshin edhe 20 minuta nga fundi i takimit, pa asnjë goditje nga kundërshtari, Bare mbështet këmbën në terrenin artificial dhe ulet në tokë duke ndierë dhimbje në këmbën e djathtë.

Ai kërkon menjëherë ndryshimin dhe donte ndihmën e mjekëve për ta nxjerrë nga fusha, pasi nuk mund të ecte dot më normalisht. Më vonë është kupton se mesfushori shqiptar ka një çarje të ligamentit të brendshëm në kyçin e këmbës së djathtë. Ende nuk është përcaktuar saktësisht koha e rikthimit, por është e sigurt se Bare do të mungojë edhe për disa muaj në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online