Ka ndërruar 6 klube në 5 vite, “mister 50 milionëshi“ në provë te skuadra holandeze

Donis Avdijaj nuk po gjen paqe në karrierën e tij. I dalë nga akademia e Shalkes për sulmuesin shqiptar pritshmëritë ishin tejet të larta, aq sa gjermanët vendosën t’i vendosnin një klauzolë të çmendur prej 50 milionë eurosh. Kaq mjaftonte për të treguar se sa të larta ishin shpresat për Avdijajn. Por karriera nuk shkoi ashtu siç pritej.

Plot 6 klube janë ndërruar në këto 5 vite të fundit, teksa aventura e fundit ishte në Skoci te Harts. Megjithatë klubi skocez vendosi ta mbante për vetëm 6 muaj, pa zgjedhur t’i ofrojë një kontratë të re në qershor.

Ndërkohë, tani më shumë se 4 muaj më vonë, Avdijaj është pranë kalimit në kampionatin holandez, të cilin e njeh mirë pasi ka luajtur në të shkuarën. Por marrëveshja nuk do të jetë aq e lehtë, pasi sulmuesi 24-vjeçar duhet të kalojë njëherë provën në stërvitje për të bindur drejtuesit e FC Emen dhe trajnerin se meriton të veshë fanellën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online