Nesër e gjithë vëmëndja do të jetë në “Air Albania”, atje ku do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një njeri që e njeh mjaft mirë këtë supersfidë dhe të dyja këto ekipe është edhe Idi Batha. Mesfushori shqiptar ka mabjtur veshur fanellën e të dyja ekipeve në të shkuarën, por duket se zemra i ka mbetur më tepër te Tirana. Në një invervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Batha ka shprehur dëshirën që kryeqyteti këtë herë të marrë ngjyrat bardheblu.
“Më mungon derbi. Do kisha qejf të isha në “Air Albania”. Nuk e kam parë kurrë si tifoz derbin këto vitet e fundit. Do kisha dëshira ta shikoja. Nuk ka nga këta tipa lojtarësh që ruhen në stërvitje të mos humbin derbin. Kemi një shprehje ne, kur ruhesh shumë… Të gjithë që më kanë pyetur u kam thënë se del barazim. Shpresoj ta fitojë Tirana, sepse kam lënë shumë miq atje. Flas me të gjithë dhe më duket sikur jam ende atje.
Te Partizani flas vetëm me Albanin, me asnjë tjetër nuk kam kontakt të vazhdueshëm. E kam parashikuar që shënon Hoxhallari, se si nuk e di. Çelhaka pak më i vështirë për tu zëvendësuar, Bathën e zëvendësojnë, por Çelhakën është e vështirë”, ka thënë Idriz Batha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/