Vasil Shkurtaj është gati për të nisur një aventurë të re në karrierë. Ish-sulmuesi i Kukësit ka pasur interesimin e ekipeve më të njohura të Superiores, por do të mbërrijë në Kinën e largët.
Sulmuesi ka marrë edhe vizën kineze nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë dhe tani nuk e ndalon asgjë për të nisur eksperiencën e re. Akordi është arritur me ekipin e ligës së dytë të Jiangzi Liasheng, atje ku Shkurtaj do të jap kontributin e tij. /Sport Ekspres/