Ka luhatje të madhe humori, çudit portieri i Argjentinës: Unë jam kukulla e Mbape! Si mund të tallem unë me të? Ai më bëri 4 gola në finale

Martinez ishte lojtari që hapi më shumë polemika në Botërorin e Katarit. Në shumë raste portieri i Argjentinës u përfol për shkakun e talljeve të tij me kundërshtarët dhe veçanërisht, Mbappe. Në momentin e festimit të titullit para tifozëve në Argjentinë, gardiani mbante në duar imazhin e sulmuesit francez duke e kthyer sërish në objekt tallës. Por së fundmi Martinez i ka çuditur të gjithë me komentin e tij duke treguar luhatje të madhe humori.

“Në atë moment më ra në këmbë diçka me fytyrën e Mbappes nga tifozët, e mora se më bëri të qeshja, e rrëmbeva për dy sekonda dhe e ktheva, kaq. Si mund të tallesha me Mbappe, më shënoi katër gola! Katër gola në finale… Ai duhet të mendojë se unë jam kukulla e tij! E përsëris, kam një respekt të jashtëzakonshëm për të, madje mendoj se ai është lojtari më i mirë francez që kam parë ndonjëherë”, tha Martinez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online