Zvicra e publikoi listën për Botërorin e Katarit, ku këtë herë ishin vetëm tre shqiptarë. Mungesë që binte në sy ishte ajo e Andi Zeqirit. Ky i fundit kishte dhënë deklaratë vetëm pak ditë më parë duke u shprehur se po e priste me padurim një ftesë.
Por te Zvicra menduan që sulmuesi i Bazel do të ishte më mirë që ta ndiqte këtë kompeticion nga shtëpia. Futbollisti 23-vjeçar ka luajtur vetëm 33 minuta në ndeshje zyrtare me helvetët, pak, por mjaftueshëm sa për ta “djegur” dhe për t’i mohuar mundësinë e ndryshimit të Kombëtares. /Sport Ekspres/