Jurgen Celhaka luan me ekipin e parë të Legias pas 6 muajsh, Ernest Muçi qëndron në “shkretëtirë” edhe në Kupë

Legia e Varshavës ka arritur një kualifikim dramatik në Kupën e Polonisë kundër Lechia Gdansk. Koha e rregullt do të mbyllej me shifrat 1-1, ndërsa në minutën e 94, Lechia Gdansk kaloi në avantazh. Në të 118 ishte Rose që barazoi për Legian, me këta të fundit që kaluan më tej pas ruletës ruse.

Ernest Muçi e nisi nga minuta e parë këtë takim, por shkretëria e tij sa i përket shënimit të golave vazhdon edhe në Kupë. Sulmuesi shqiptar do të largohej nga fusha pas nisjes së 30 minutave të shtesës, ndërsa po në atë kohë, do të hynte në fushë Jurgen Celhaka. Mesfushori shikon fushën me ekipin e parë pas gjashtë muajsh mungese pasi nuk është në preferencat e Kosta Runjaic, me trajnerin që e ka dërguar gjithmonë në ekipin e dytë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online