Ka luajtur më parë me Fulhamin dhe Beshiktashin, Nexhipi bën goditjen në merkato

Nderim Nexhipi ka marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit Manisa në Turqi. Ish-futbollisti i Partizanit ka zyrtarizuar sot goditjen në merkato për ekipin e ligës së parë turke. Nexhipi ka siguruar firmën e lojtarit Kerim Frei. Mesfushori ka firmosur jjë kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetës.

Së fundmi Frei ishte pjesë e Fatih Karagumrukut në Superligë, ndërsa CV-ja e tij është e pasur me ekipe të njohura. 29-vjeçari dikur ka mbajtur veshur fanellën e Fulhamit, Beshiktashit, Birminghemit, apo edhe Bashakshehirit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *