Ekskluzive/ Silvinjo pritet ta ftojë për herë të parë në ndeshjet e shtatorit, braziliani nuk pret për të marrë super talentin nga Shqipëria U-21

Dikur nevojitej një punë e lodhshme për të gjetur lojtarë cilësorë dhe për t’i bindur më pas të vishnin fanellën kuqezi. Por sot situata ka ndryshuar. Talentet shqiptare nuk e kanë të vështirë t’i thonë “po” Shqipërisë dhe për të pasuruar ekipin A mjafton të kthesh kokën nga Kombëtarja U21. Silvinjos nuk i duhet të shkojë larg për të shtuar cilësinë në skuadër, teksa Shpresat e Alban Bushit janë gati në çdo moment për të furnizuar ekipin e tyre.

“Sport Ekspres” mëson se trajneri brazilian ka piketuar lojtarin e Shqipërisë U21, që mund të jetë i dobishëm për kuqezinjtë në ndeshjet e muajt shtator. Silvinjo ka bërë gati ftesën për Adrion Pajazitin për dy ndeshjet thelbësore të Shqipërisë, ato kundër Polonisë dhe Çekisë. 20-vjeçari është profili i duhur për lojën e Silvinjos. Pasimet e sakta, goditjet, kontrolli i topit dhe inteligjenca e imagjinata në fushë përmbushin kërkesat e trajnerit brazilian për vizionin e tij të lojës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online