Ka luajtur edhe me Kombëtaren e Finlandës, Tirana zyrtarizon afrimin e radhës

0

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e radhës që do të jetë pjesë e organikës së bardhebluve. Bëhet fjalë për Tim Vayrynen, i cili do të jetë pjesë e kampionëve të Superiores për 1 vit e gjysmë.

Sulmuesi 27-vjeçar ka veshur më parë edhe fanellën e Kombëtares së Finlandës, ndërsa ekipi i fundit që ka përfaqësuar është Helsinki. Pra bëhet fjalë për një futbollist me CV të pasur dhe që i shton më shumë vlera kryeqytetasve. /Sport Ekspres/

Mirësevjen Tim Väyrynen!

KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.
#welcomeTim #mirësevjenTim

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.