“Ka kualitet me gjuajtjet larg portës”, krahu i djathtë i Rejës prezanton Bajramin: Te Fiorentina do luante…

Nedim Bajrami po përflitet gjithnjë e më tepër për një kalim drejt Fiorentinës. Mesfushori shqiptar la pas një tjetër sezon të suksesshëm dhe natyrisht që interesimi nga klubet e tjera nuk mund të mungonte. Një fakt të tillë e pohon edhe krahu i djathtë i Rejës në Kombëtaren shqiptare. Serxho Porrini prezanton në Itali profilin e Bajramit, duke veçuar cilësitë e tij për gjuajtjet nga distanca dhe për dhënien e pasimit të fundit për gol.

“Ai ka pasur një sezon të shkëlqyer te Empoli dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Në fundin e sezonit nuk u përkushtua shumë për shkak të ndryshimit të modulit, por ai ka kualitete të mëdha, sidomos me gjuajtjen larg portës dhe me asistet. Me Shqipërinë luan edhe tekuartistin, rolin e tij ideal. Edhe nga mesfushori i majtë nuk u shpërfytyrua, përkundrazi. Në 4-3-3 të Italianos (trajneri i Fiorentinës) ai mund të mbulojë edhe rolin e krahut të majtë lart, duke u rikthyer në mesi i fushës”, ka deklaruar Serxho Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *