Ka karrierën më të çuditshme mes lojtarëve shqiptarë, në Itali sponsorizojnë Manajn: Afrim i madh në…Serinë B

Nga Klaudio Ndreca

Karriera e Rei Manajt nuk e ka pasur kurrë një vijueshmëri logjike dhe pa frikë mund të themi se është më e çuditshmja mes lojtarëve shqiptarë. Nëse më herët jemi mësuar me ulje-ngritjet e formës së lojtarëve tanë, rasti i sulmuesit në fjalë është tërësisht një situatë ndryshe.

Shumë tifozë dhe opinionist e shohin këtë lojtar si të mbivlerësuar nga mediat, por në fakt, vetë karriera e sulmuesit ka qenë mes ekstremeve në kohë të ndryshme. “I veshur me këmishë”, Manaj e gjeti veten në Serinë A me ekipin e parë të Interit në kohë e Mancinit. Lojtarët e tjerë shqiptarë duhet të bëjnë çudira në karrierë për të pasur një mundësi të tillë, por Manaj e gjeti të gatshme.

Asokohe shihej po me të njëjtën pritshmëri si Armando Broja sot, por huazimet në Serinë B te Cremonese, Pisa dhe Pescara ishin dështim. Më pas Manaj zgjodhi që të shkonte në Spanjë, ku edhe te Granada zhgënjeu me formën e tij. E teksa të gjithë kishin nisur që ta harronin, dalëngadalë nisi rritja te Albacete.

Ndërkohë e papritur ishte lëvizja e tij duke shkuar te Barcelona B, ndërsa kishte fatin për t’u stërvitur me yjet e katalanasve. Gjithçka kulmoi në këtë verë, teksa Manaj ishte golashënuesi më i mirë i ekipit të parë të Barcelonës sa i përket miqësoreve përgatitore për sezonin e ri. Shumëkush diskutonte për cilësinë e dobët të kundërshtarëve, por faktet e shifrave flasin qartë për të.

Këtë magji të madhe e prishi largimi drejt Spezias. Thiago Mota nuk e sheh Manajn si një lojtar që mund të luajë për 90 minuta dhe po preferon sulmues të tjerë para tij. Për këtë arsye, “Seriebnews” raporton se Manaj mund të ishte një afrim i madh në merkaton e janarit për disa klube të Serisë B duke parë karrierën e tij dhe njëkohësisht faktin se te Spezia nuk mund të shkojë më gjatë. Një tjetër rikthim në Serinë B do e bënte edhe më të çuditshme karrierën e këtij lojtari që është vetëm 24-vjeç, por ka veshur 9 fanella të ndryshme të ekipeve që nga koha e grupmoshave në vitin 2013. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online