Ka interesim të Juventusit, Edon Zhegrova e thotë hapur: Ka ardhur koha të lëviz në një klub më të madh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit në Ligën 1 të Francës. Anësori shqiptar është një emër i nxehtë në merkato, teksa prej disa kohësh përflitet për një interesim të Juventusit. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Lila në studion e emisionit “Oxygen”, i cili prezantohet nga Besim Dina.

“Besoj se kam dhënë më të mirën time për Lillën dhe se ka ardhur koha për të lëvizur në një ekip më të madh”, ka deklaruar Edon Zhegrova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/