Ka interesim për blerjen e Çelsit, Abramoviç kërkon 3 miliardë sterlina

Çelsi njihet si një klub i madh ditët e sotme dhe një motiv për këtë fakt është padyshim presidenti aktual i saj, Roman Abramoviç. Manjati rus ka mbushur plot 15 vite si president i bluve dhe shpenzimet e tij kanë qenë gjithmonë të pakursyera për drejtuesit e klubit, me seli në Londër.

Ditët e fundit po përflitet shumë për një interes të mundshëm nga Amerika. Pikërisht ky interes vjen për arsyen e blerjes së Çelsit. Është miliarderi amerikan Pol Alen, i cili thuhet se kërkon të futet në bisedime për blerjen e skuadrës londineze.

Gjithsesi Abramoviç duket se nuk futet dhe aq lehtë në bisedime. Rusi kujtojmë ka refuzuar dhe një ofertë që u bë në drejtim të tij, ku i ofruan 2.3 miliardë sterlina për klubin e tij. Abramoviç ka bërë me dije se duhet të paktën deri në 3 miliardë sterlina, që ky i fundit të mendojë për ta shitur ekipin e Çelsit.

Biznesmeni amerikan Alen, zotëron ekipin e Seattle Sounders, të cilët luajnë në “MLS” amerikane. Gjithashtu, Pol Alen njihet si president i klubit të futbollit amerikan, Seattle Seahaëks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *