Elseid Hysaj ka humbur vendin e titullarit edhe pse në krye të pankinës këtë herë është njeriu që ka shërbyer si udhërrëfyes në karrierën e tij. Por mendim të kundër nga Sarri ndan agjenti sportiv Gasbarri, i cili në një intervistë me “TMW Radio”-n është shprehur se mbrojtësi shqiptar duhet të jetë alternativë e parë në krahun e majtë, edhe pse Marusiç luajti mirë ndaj Bolonjës.
“Mbrojtës i majtë? Hysaj duhet të dalë domosdoshmërisht i pari, edhe nëse Marusiçi doli mirë me Bolonjën. Një profil i vlefshëm që mund të ishte shumë i dobishëm, por Valeri i Kremonezes dhe Parisi i Empolit do të ishin profile interesante”, ka thënë Filipo Gasbarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/