Ka frikë të madhe se ka mbyllur sezonin para kohe, Sport Ekspres ju tregon gjendjen e Armando Brojës

Fati i keq! Armando Broja u dëmtua rëndë në miqësoren e djeshme mes Chelsea dhe Aston Vilës. Tashmë frika e madhe ka pushtuar tifozët shqiptarë për karrierën e këtij djaloshi pikësëpari, që ishte në majën më të lartë. Së dyti, për faktin se rrezikon ndeshjet e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit. Ekziston mundësia se Broja ka këputur ligamentin dhe ka mbyllur para kohe sezonin.

Megjithatë, urojmë që ky variant të mos rezultojë i tillë në finalen e tij. Sipas asaj që mësojmë, Broja ndodhet me ndihmën e patericave deri tani pasi e ka të pamundur të eci normalisht. Lojtari e ka braktisur grumbullimin e Chelsea në miqësoret që po zhvillon derisa të mbyllet Botërori dhe është kthyer menjëherë në Londër. Ditën e sotme pritet që të bëhen ekzaminimet dhe në orët e pasdites mund të kemi një njoftim zyrtar sesa do të jetë koha e mungesës. Le të kryqëzojmë gishtat! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *