Heun-Min Son, sulmuesi koreano-jugor i Totenhemit po luan turneun më të rëndësishëm të jetës së tij. Bëhet fjalë për lojërat aziatike, një event sportiv të ngjashëm me lojërat olimpike, ku marrin pjesë vetëm shtetet aziatike.
Sulmuesi 26-vjeçar i duhet të kryejë shërbimin ushtarak të detyruar për çdo mashkull në Kore të Jugut dhe kjo para se të mbushë 27-vjeç. E vetmja mënyrë për të shmangur këtë gjë është nëse ai dhe shokët e tij fitojnë medaljen e arit në “Lojërat Aziatike”, në të kundërt e vetmja mënyrë që Son të vazhdojë futbollin është të luajë për ekipet e ushtrisë në kampionatin korean, diçka kjo katastrofike për një futbollist që është në kulmin e karrierës së tij.
Koreja nuk e nisi mirë turneun, duke humbur me rezultatin 2-1 ndaj Malajzisë, por dy fitore të njëpasnjëshme i siguruan kalimin në fazën e 1/16. Tani Son duhet të luajë katër ndeshjet më të rëndësishmë të jetës së tij. Dështimi do të ishte “fatal” për karrierën e sulmuesit.