“Ka ende shpresë për djalin e vogël”! Realiteti i Atalantës, Gasperini kthen përgjigje nëse mund të fitojnë Serinë A

“Rrezikuam që të mbylleshim përgjithmonë, që të mos luanim më për asnjë objektiv. Mendova se futbolli mori fund me Superligën, thjeshtë për dëshirën e 12 ekipeve. Falë Zotit që në Angli pati reagimin e duhur. Ne gjithmonë duhet të mbajmë ndezur shpresën e djalit të vogël që kërkon të bëhet lojtar i madh dhe shpresën e ekipit të vogël që mund të konkurroj ekipin e madh. Nëse do të na ftonin në Superligë, unë nuk do të kisha shkuar”, kështu do të shprehej Gasperini pak ditë në parë.

Krijimi i Superligës do të shkatërronte ëndrrën e Atalantës për të mbërritur në nivelet më të larta të futbollit europian. Por fatmirësisht ka ende shpresë për djalin e vogël, ka ende shpresë për realitete të reja si Atalanta.

Ky është viti i tretë radhazi që ekipi nga Bergamo arrin në Champions League. Me shpenzime modeste, por me arkitektin Gasperini që është njohës i mirë i ekipit, po vazhdohet me zbulimin e talenteve dhe rezultatet pozitive njëkohësh.

Pas largimit të Papu Gomezit del Malinoski. Njëkohësisht Atalanta është pjesë e finales së Kupës së Italisë ku do të ndeshet me Juventusin. Menjëherë pas sigurimit të Champions në ditën e sotme, Gasperini u shpreh:

“Të mendosh për të arritur për tre vjet me radhë në Champions ishte e vështirë dhe përsëritja e saj nuk është kurrë e lehtë. Skuadra pati një reagim të shkëlqyeshëm që nga dhjetori e tutje pavarësisht konkurrencës. Ky sezon shijoi më shumë sepse ishte më i vështiri. Kupa e Italisë? Do të ishte lavdia kurorëzuese e këtyre sezoneve: vitet e fundit ne kemi arritur tre kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe dy finale, trofeu mund të jetë qershia mbi tortë.

Hapi i fundit? Varet nga sezonet, nëse skuadra si Interi fitojnë 11 ndeshje me radhë, bëhet e vështirë. Ne gjithmonë përpiqemi të përmirësohemi, por nuk është e lehtë. Në 16 të fundit kemi humbur vetëm ndaj Interit dhe është e vështirë të arrihen këto rezultate”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *