Më në fund ka një dritë në fund të tunelit për klubet kosovare. Drita ka marë një lajm të mrekullueshëm ditën e sotme, teksa pas testeve për COVID-19, të gjithë lojtarët e kësaj skuadre kanë rezultuar negativ, duke qenë në dispozicion për trajnerin e tyre, Ardian Nuhiu. Kosovarët do të luajnë në turin e dytë përballë Sileksit te Maqedonisë së Veriut, një ndeshje e cila është mjaft e vështirë për djemtë e Ardian Nuhiut.
Kujtojmë se Drita u eleminua nga eleminatoret e Champions League, teksa 2 lojtarë të saj u u infektuan me COVID-19. Kundërshtari i tyre Linfield, duke patur frikën e përhapjes së virusit ndikoi që UEFA të mos toleronte ekipin e Superligës së Kosovës të luajë këtë ndeshje, duke e dërguar menjëherë në turin e dytë të Europa Ligës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/