“Ka ditë me diell dhe me shi”, Brdariç “fërkon duart” pas finales: Një trup! Prandaj jemi ndryshe nga të tjerët…

Vllaznia-Skënderbeu, kjo do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Bardhekuqtë po tregojnë gjithnjë e më shumë se po kapin ritmin e duhur nën drejtimin e Memellit dhe këtë e dëshmon edhe fitorja e sotme kundër Teutës me shifrat 0-2. Ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia ka mposhtur për herë të parë Laçin për këtë sezon, një fitore kjo që në fund festohet me biletën për në finale. Në përfundim të të dy takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në Supersport:

Thomas Brdaric (Vllaznia): “Jam shumë i lumtur për ekipin, për tifozët, për ekipin se e meritonte këtë moment. E të shijosh momente të tilla duhet të punosh shumë. Ka disa ditë me diell dhe të tjera me shi, e kuptuam se duhet të ishim gjithmonë bashkë. Kështu dolëm nga kriza se dolëm si një ekip dhe kjo na diferencon nga ekipet e tjera. Me filozofinë time i them djemëve se suksesi nuk vjen sot ose nesër, ne duhet të punojmë gjatë.  Nuk duhet të fluturojmë, por rruga është vetëm e drejtë. Pak ditë më parë kanë thënë të gjithë se ne nuk mund të bënim asgjë, nuk na kanë besuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *