Ka 37 vite mbi supe, mbrojtësi brazilian habit me deklaratën: Te Milani i sotëm do të isha një lojtar premtues

Milani nuk po arrin të gjejë formën e duhur as këtë sezon për t’u rikthyer aty ku historia e ka parë gjithnjë, në vendet e para të klasifikimit. Loja e shfaqur në fushën e lojës ka pasur shpesh luhatje dhe këtë e reflektojnë edhe rezultatet. Aq sa në këtë pikë ku ndodhen, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves, shprehet se do të ishte premtues për kuqezinjtë. Braziliani mban plot 37 vite mbi shpinë, megjithatë kjo nuk e ndalon të japë këtë deklaratë për Milanin.

“Unë do të isha një lojtar premtues te Milani i sotëm. Mosha është vetëm një numër. Unë ende dua të luftoj të luaj futboll. Më parë vrapoja 12 km në ndeshje, por gjëja e zgjuar është që të vraposh mirë 8 kilometra. Jam i sigurt për një gjë: Nuk dua të turpërohem kur jam në fushë. Kur të mos jem më në gjendje, do të tërhiqem”, ka thënë Dani Alves për “Hoy No Se Sale”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *