Arsye e dyfishtë për t’u gëzuar, Galiani përgëzon Gatuzon: Kam brohoritur shumë te penalltitë e Napolit

Xhenaro Gatuzo fitoi mbrëmjen e djeshme të parin trofe në detyrën e tij si trajner i Napolit. Madje e bëi një gjë të tillë kundër një skuadre që ka dominuar tërësisht dekadën e fundit në Itali, Juventusiit. Këta të fundit kanë qenë edhe rivalët më të mëdhenje në kohën kur ai ishte lojtar në fushën e lojës, teksa mbante veshur fanellën e Milanit. Një arsye dyshish kjo për të festuar, si për të ashtu edhe për Galianin. Ish-drejtori sportiv i “djajve” ka përgëzuar Gatuzon për suksesin e arritur, ndërsa tregon se e ka shijuar shumë dhe ka brohoritur gjatë penalltive të Napolit.

“I dashur Rino, shumë komplimente, keni qenë një trajner fitues po aq sa keni qenë një lojtar fitues. Mbrëmë kam brohoritur shumë. Isha në një restorant në Milano me shokë, në penalltitë e Napolit ne u gëzuam thuajse sikur të ishin penalltite ndaj Manchesterit ose në raste të tjera. E keni merituar, unë jam i lumtur për ty. Po demonstroni si trajner cilësitë që keni pasur si lojtar. Një përqafim i madh nga miku juaj Adriano Galliani”, është shprehur ish drejtori sportiv i Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online