“Ka 2-3 shqiptarë që shkëlqejnë në Europë”, Ejupi optimist për Kosovën: Do kemi një skuadër konkurente

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti te shkojë më shumë se barazimi me Greqinë, pavarësisht se dardanët e kërkuan me patjetër fitoren e munguar prej 1 viti. Ndeshja u zhvillua në kryeqytetin helen, Athinë dhe përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Kështu me këtë barazim, kosovarët pozicionohen në vendin e tretë vetëm me 2 pikë.

Pas ndeshjes presidenti i F.K Prishtinës, Ejupi ka zgjedhur të komentojë paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës, duke theksuar se pas disa kohësh do të jenë mjaft konkurentë në Europë.

“Kosova ka dy-tre futbollistë shqiptarë që shkëlqejnë në Evropë, si në Gjermani, Zvicër, Skandinavi e më gjerë, andaj brenda pak kohësh do të kemi një skuadër konkurrente”, ka thënë Ejupi në “T7”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *