Juxhini zgjedh karrierën! Oferta me 1 milionë euro për favorizim apo për të mbajtur ndeshjen mirë, Jemini: Xhajës i takon të flasë kështu, unë do kisha mbaruar punë…

Prej disa ditësh ka nisur emisioni “La Casa de Quiz” në Supersport ku flitet për historinë e futbollit dhe testohen njohuritë e konkurrentëve. Në të ka vend edhe për “trajnerët” që ndihmojnë lojtarët, teksa janë pjesëtarë të njohur të medias dhe fushës së futbollit.

Në një javë të programit, dy trajnerët e konkurrentëve ishin Lorenc Jemini dhe Juxhin Xhaja. Drejtuesi i emisionit, Gjergj Stefa, do të bënte pyetjen “me spec” për ish-arbitrin dhe gjyqtarin shqiptar. “Nëse jeni duke mbajtur një ndeshje në Kupën e Botës mes Brazilit dhe Argjentinës. Brazili ose Argjentina ju ofron 1 milionë euro për t’i favorizuar. Kë do të zgjidhnit, paratë apo të drejtosh ndeshjen mirë dhe të bësh karrierë?”, pyeti Stefa.

Juxhin Xhaja nuk ngurroi për t’u përgjigjur: “Kësaj pyetje i dihet përgjigja lehtë, karriera mbi të gjitha”. Ndërkohë Lorenc Jemini ka dhënë një koment disi më ndryshe: “Juxhinit i takon të flasi kështu. Ndërsa unë që jam jashtë kësaj tani, them se në momentin që kam arritur deri te ndeshja Brazil-Argjentinë, do kisha mbaruar punët me paratë. Atje nuk shkojnë arbitra 30 vjeç, po 40 e lartë, prandaj je rregulluar dhe i ke mbyllur hesapet me paratë”, tha mes të qeshurave Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online