“Juxhin Xhajës i trokitën te dera e shtëpisë, mamaja e tij u terrorizua”! Jemini tregon se çfarë ndodhi me arbitrin te Kastrioti-Bylis dhe arsyen pse u shty ndeshja

Ndeshja me Kastriotit dhe Bylisit do të shtyhej vetëm pak orë para nisjes së saj. FSHF doli me një deklaratë ku u shpreh se arbitri i takimit është kërcënuar dhe për këtë arsye takimi nuk do të zhvillohej. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini ka treguar më tepër detaje mbi ngjarjen.

“Dje paradite kanë vajtur dy persona te shtëpia e Xhajës, i kanë rënë ziles dhe i kanë thënë: “Ku është Juxhini?”. Nuk gjendej aty, më pas kanë kërcënuar prindërit, mamaja e Juxhinit ishte e terrorizuar, ajo është e moshuar. Policia nuk do të merret me këtë ngjarje, jam i sigurt. Mua më kanë vendosur pistoletën në kokë dikur dhe më thanë: “Nuk të vjen gjë nga sporti, mos ki problem”. Janë me shkrim këto”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *