Nga Klaudio Ndreca
Në gjuhën e futbollit do të flasë edhe Italia pas mbrëmjes së sotme. Për të parën herë tema e ditës nuk do të jetë më buletini i pandemisë, por rezultati i ndeshjes së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit.
Pa harruar edhe analizat e zakonshme që vijnë nga çdo tifoz pas ndeshjes, të cilët presin me kuriozitet që të shohin edhe formën e ekipeve pas ndalesës së gjatë. Gjithashtu Juventusi kishte përgatitur edhe një surprizë të veçantë për hapjen e takimit ndaj Milanit, por që është mësuar disi nga ana e “Corriere ello Sport”.
Media italiane raporton se në fillimin e ndeshjes do të ketë mbipopullim nga flamujt, pa harruar këtu edhe tifozët virtualë që do të jetë të pranishëm në një farë mënyrë në stadium, por njëkohësisht edhe efekte speciale që mund të dhurohen vetëm në arenën e Juventusit. /Sport Ekspres/