Juventusin e shpëton Berna, arbitri refuzon… teknologjinë

 

Në një mbrëmje “jo” për Higuain & Co, vendosin rezervat Bernardeski dhe Kosta, teksa Dibala dëmtohet. Shtyllat kundër bardhezinjve, por arbitri Kalvareze i jep një dorë. Vetëm 1 pikë larg Napolit

Fitore duhet të ishte dhe fitore ka qenë… Juventusi mund 1-0 Kaljarin dhe shkon me pushime vetëm 1 pikë larg Napolit. Bardhezinjtë e nisin fort, por Dibala dhe Bernardeski ndalohen nga traversa dhe shtylla. Më pas, Pavoleti dhe Farias impenjojnë Sheznin, në rastin e dytë i shpëtuar edhe nga shtylla. Në fillim të pjesës së dytë, Juventusi humbet Dibala (ndoshta tërheqje) dhe zgjidh ndeshjen falë Bernardeskit, vetëm disa hapa larg porte. Kështu, Juventusi shkon me pushime pas 50 pikësh të grumbulluara, pas një mbrrëmje të vuajtur për meritë të Kaljarit dhe mungesës së fatit me shtylla dhe dëmtime (Kedira dhe Dibala). Pastaj, duhet pranuar dhe vendimi i arbitrit Kalvareze, sepse duket e pashpjegueshme se si arbitri nuk konsultohet me VAR për prekje me dorë të Bernardeskit disa minuta pas golit deçiziv që kishte shënuar. Në një nga mbrëmjet e saj jo më të mira, “Zonja e Vjetër” falënderon dy lojtarë stoli lluksi, Bernardeski dora dhe Dagllas Kosta mendja me një asist të shkëlqyer. Kështu, Higuain, Manxhukiç dhe Dibala vuajnë, duke i dhënë Alegrit mundësinë të nxjerrë nga cilindri lojtarët e stolit dhe mos i dhënë mundësi Napolit që të arratiset.

Ndeshja – Napoli vrapon dhe nuk ngadalëson kurrë dhe Juventusi përgjigjet kështu. Nisja e bardhezinjve në “Sardegna Arena” është e jashtëzakonshme, por Kaljari falënderon fatin e mirë  që manifestohet me shtyllat. Tranversa i thotë “jo” goditjes së bukur të dënimit nga Dibala, i pari rrezik në portën e Rafaelit, më pas braziliani falënderon shtyllën te goditja e bukur me të majtën nga Bernardeski. Benatias i anullohet goli (me të drejtë), ndërsa Pjaniç tremb portën sarde.  Por, është edhe mbrëmja e Sheznit, që tregon se tashmë zëvendësuesi i denjë i Bufonit është ai. Pritje spektakolare ndaj goditjes së Pavoletit. Juventusi humbet Dibalanë për dëmtim dhe më pas Kedirën, gjithashtu problem muskulor. Alegri aktivizon Kostën, teksa ky i fundit dizenjon pasimin perfekt për Bernardeskin, që shënon. Proteston Kaljari për një faull të Benatias ndaj Pavoletit, por duket që kontakti është larg aksionit. Kanë motive për të protestuar vendësit, kur Padoin kroson dhe Bernardeski prek me dorë. Kalvareze nuk kërkon VAR dhe gabohet, sepse prekja duket. Nuk ndodh më asgjë dhe Alegri feston në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online