Juventusi, zyrtarisht në qiellin e shtatë!

GAME OVER! Juventusi certifikon edhe matematikën duke marrë atë pikë që i duhej për t’i mbyllur shtengun edhe të pamundurës dhe mrekullisë, duke fituar kështu titullin e shtatë radhazi në Serinë A dhe vendosur një rekord absolut, që vështirë se do të mund të thuhet në të ardhmen. Një kampionat që vjen me 92 pikë në 37 ndeshje, duke lënë pas Napolin, që megjithatë ka fituar ndaj Sampdorias, duke qëndruar katër pikë mbrapa, një javë nga fundi i kampionatit.

Për djemtë e Alegrit, një menaxhim në “Olimpico”, ashtu si pritej, me pak raste për gol, teksa verdhekuqtë, në anën tjetër, mund të quhen të kënaqur edhe me këtë barazim, pasi siguruan matematikisht vendin e tretë në renditje dhe grupet e Champions League. Verdhekuqtë ishin më kërkues, sidomos në pjesën e parë, por pa gjetur kuadratin e portës bardhezi, ndërsa në pjesën e dytë, dalja me të kuq e Naingolan, sigurisht, ishte një avantazh për miqtë, që nuk i dhanë gaz, përveç se kontrolluan këtë rezultat, teksa pas 92 minutash, arbitri vërshëlleu dhe i dha start festës në Romëm për të dy palët, edhe pse Juventusi është ai që është në delir, ose më saktë, në qiellin e shtatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online