Juventusi shkon më keq me portugezin, Nedved garanton: Nuk preket Kristiano Ronaldo, na rrit imazhin

Ardhja e Cristiano Ronaldo-s tek Juventusi shihej plot shpresë nga ana e tifozëve, që më në fund të fitonin Ligën e Kampioneve. Megjithatë prej tre vjetësh, asgjë nuk ka shkuar sipas planit, teksa Juventusi ka dështuar të kalojë fazën e pas grupeve. Gjithashtu vetë portugezi po kalon një formë të dobët, e cila u reflektuar dhe në rënien e vlerës së kartonit të tij në 50 milionë euro.

Mediat italiane së fundmi kanë folur për një largim të Ronaldos nga Juventusi. Megjithatë kjo është mohuar nga drejtori sportiv, Pavel Nedved në një intervistë për median globale “DAZN”. Sipas tij CR7 ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2022.

“Për mua ai nuk preket. Ka një kontratë deri në 2022 dhe do të qëndrojë. Ronaldo na ka rritur si në aspektin teknik, por edhe në imazhin e skuadrës. Asgjë nuk mund të thuash për perfomancën e një lojtari që ka shënuar 100 gola në 120 ndeshje. Ai është një djalë shumë i thjeshtë edhe pse në ekran mund të duket ndryshe. Ka një talent të padiskutuar dhe gjithçka në karrierë e ka arritur prej punës”- u shpreh Pavel Nedved. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online