Fakti interesant/ Shqipëria në duart e tre të bekuarve të marsit, portierët që kanë lindur në të njëjtin muaj

Një fakt vërtet interesant vjen te Kombëtarja Shqiptare përpara ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë janë në duart e të bekuarëve të marsit. Kështu mund të cilësohet fare mirë rastësia e bukur e portierëve të Shqipërisë.

Etrit Berisha, Gentian Selmani dhe Thomas Strakosha janë tre gardianët e grumbulluar nga ana e Rejës për këto përballje. Që të tre portierët janë të lindur në muajin mars, ku si dhuratën më të bukur disi të prapambetur në kohë kërkojnë që ta marrin në këto përballje.

Shqipëria do të luajë fillimisht në transfertën kundër Andorrës, për të vazhduar me sfidën ndaj Anglisë në “Air Albania” dhe për ta përmbyllur përkohësisht me San Marinon. Tre ndeshje për tre datëlindje! Një dhuratë për secilin nga portierët do të ishte gëzimi më i madh për gjithë Shqipërinë! /Zymer Selmanaj-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online