Në Torino janë të bindur se Juventusi do tentojë të bëjë goditje të mëdha në merkaton e janarit. Me përfundimin e periudhës së transferimeve, bardhezinjtë janë të fokusuar te kampionati dhe Liga e Kampioneve, teksa duan t’i fitojnë këto dy trofe.
Gjithsesi , Tuttosport, ende mban të hapur merkaton, por për në janar. Emra “big” janë në listën e objektivave. Marcelo i Realit të Madridit kërkohet për linjën e majtë të mbrojtjes, kurse për mesfushën mbetet në listë Pol Pogba.
Francezi ka probleme te Mancester Junajtid me Zhose Murinjon, por portugezi edhe mund ta mbyllë më parë me skuadrën angleze. Kjo do të bënte që e ardhmja e tij të kishte pikëpyetje të tjera. Bardhezinjtë janë gati ta rikthejnë.
Por duhet parë mirë kjo lëvizje, pasi veç tij në listë është edhe Adrien Rabiot. Mesfushori verën e ardhshme ikën i lirë nga PSG-ja, por në lojë për shërbimet e tij janë edhe Barcelona me Milanin. Spanjollët shihen si më të favorizuar.