Juventusi është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e një mbrojtësi qendror, pas atij dëmtimi të rëndë që kapiteni i bardhezinjve pësoi pak kohë më parë. Kielini është një figurë e rëndësishmë për mbrojtjen juventine dhe mungesa e tij në fushën e lojën duhet mbuluar menjëherë. Transferimi i bujshëm i Juventusit, De Ligt, duket se nuk po bind me paraqitjet e tij të para dhe drejtuesit e “Zonjës së vjetër” po hedhin sytë drejt merkatos.
Pas refuzimit të minutave të fundit që Jerome Boateng i bëri torinezëve, vëmendja është kthyer nga Mustafi, i cili nuk duket se do të ketë hapësira në ekipin e Arsenalit dhe prej kohësh po pret largimin. Gjithsesi një transferim I tillë duket i vështirë për t’u realizuar, duke marrë parasysh se merkato e transferimeve për kampionatin italian mbyllet mbrëmjen e sotme. /Sport Ekspres/