Juventusi mposht pastër Sasuolon dhe ruan vendin e 4-t, vetëm 3 minuta për Edon Zhegrovën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Juventusi ka mposhtur pastër Sasuolon mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë larguar nga kjo transfertë me rezultatin 0-3. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15 të saj, kur Muharemoviçi devijoi një krosim të Kalulusë dhe e dërgoi topin në portën e tij.

Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Mireti ai që dyfishoi shifrat në minutën e 62-të, ndërsa 2 minuta më vonë Dejvidi vulosi rezultatin përfundimtar në 0-3. Edhe këtë herë Edon Zhegrova e nisi ndeshjen nga stoli. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë kur po kronometrohej minuta e fundit e kohës së rregullt, duke luajtur kështu vetëm 3 minuta në këtë përballje. Tashmë, Juventusi numëron 36 pikë në Serinë A dhe renditet i 4-ti në klasifikim./Sport Ekspres/