Juventusi merr arratinë dhe “prek” titullin, feston dhe Hëvedes!

Gjysmë hapi fals i Napolit në “San Siro”, ndaj Milanit, ka dhënë frytet e tij dhe Juventusi ka përfituar, duke mundur 3-0 pastër dhe bindshëm Sampdorian, që ishte e rrezikshme vetëm me Kualjarelën në pjesën e parë dhe shumë pak pas pushimit. Skuadra e Alegrit, megjithatë, gjeti avantazhin parë vetëm në minutën e 45-të, pra përpara mbylljes së pjesës së parë, 1 minutë pasi Pjaniç për dëmtim i la vendin Dagllas Kostës. Sërish ai, Mario Manxhukiç, i aftë që të mundë Vivianon në sparkadë.

Në pjesën e dytë, goli erdhi nga Hovedes. i pari për të këtë sezon, që ka qëndruar jashtë për dëmtim. Kedira hap për Dagllas Kostën, krosim perfekt në shtyllën e dytë dhe gjermani gjen kohën dhe momentin, duke devijuar në rrjetën e dorianëve.

Më pas, bardhezinjtë mbyllin llogaritë, këtë herë me një tjetër firmë gjermane: Kedira gjen trisin dhe sërish protagonisti është ai, Dagllas Kostas, që djeg krahun e djathtë, duke pasur në qendër, aty ku mesfushori e dërgon në rrjetë.

Një sukses që e çon +6 pikë larg Napolit dhe me ndeshjen direkte ende për të luajtur që, nëse nuk do të fitohej nga skuadra e Sarrit, atëherë do të ishte padiskutim fundi i çdo shprese. Edhe pse, titulli i shtatë, një rekord absolut, po nis të bëhet bardhezi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online