Juventusi ka humbur busullën, bardhezinjtë pësojnë 3 gola në shtëpi

Sezoni i ri ka nisur me probleme për Juventusin. Bardhezinjtë kanë humbur busullën në kampionat. “Zonja e vjetër” është mposhtur në Torino me rezultatin e thellë 0-3 nga Lacio.

Bardhekaltrit kaluan në epërsi në minutën e 37 të ndeshjes me anë të Provstgardit, ndërsa në të 66-n Isakseni dyfishoi shifrat. Skuadra e Juventusit u hodh e gjitha në sulm për të shmangur humbjen, por pa sukses. Dele-Bashiru shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të Lacios në minutën e 89 dhe vulosi fitoren 0-3 për ekipin e Gatuzos. Bardhekaltrit i bashkohen Interit në krye të renditjes, ndërsa Juventusi pozicionohet në vendin e 8./Sport Ekspres/