As golat dhe asistet nuk ia ndryshojne mendjen, Spaleti e lë në stol Zhegrovën

Edon Zhegrova do ta nisë sërish ndeshjen nga stoli për Juventusin. Sulmuesi shqiptar ka shfaqur një tjetër fytyrë këtë sezon. Ai ka arritur ti shfrytëzojë sa shumë minutat që i janë vendosur në dispozicion, duke shënuar e duke dhënë asiste. Edhe në përballjen e fundit kundër Kaljarit, futja e tij në fushë i dha një tjetër ritëm Juventusit.

Por kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar mendjen Spaletit. Trajneri italian ka zgjedhur ta lërë në stol Zhegrovën edhe mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë do të përballen me Lacion, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres