Juventusi dëshiron Icardi-n në Serinë A, PSG e refuzon menjëherë ofertën për ndërrimin e lojtarëve

Mauro Icardi nuk është duke kaluar momentin më të mirë tek PSG, teksa ka gjetur pak hapësira në formacionin e trajnerit Pocchetino. Mediat italiane shpesh kanë deklaruar se argjentinasi kërkon largimin nga parizienët dhe destinacioni më i mundshëm për lojtarin është Juventusi.

Juventusi i ofroi PSG-së një shkëmbim kokë më kokë mes Icardit dhe mesfushorit të talentuar brazilian Arthur Melo, por drejtuesit e skuadrës franceze e kanë refuzuar menjëherë. Në merkaton e janarit, pritet që Juventusi të përmirësojë ofertën për të marë shërbimet e ish lojtarit të Interit.

“Gazzeta Dello Sport” deklaron se transferimi i Icardit në Juventus është dëshira e vet trajnerit Massimiliano Allegri, i cili nuk është aspak i kënaqur me dyshen e sulmit, Moise Ken dhe Alvaro Morata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online