Juventusi bëhet gati për revolucion, ja “lista e zezë” e Pirlos me vlerë 200 milionë euro

0

Juventusi bëhet gati të nisi një revolucion këtë merkato. Dështimi i sezonit të shkuar solli edhe ndryshimin e parë, me Sarrin që e pësoi fillimisht për t’i hapur rrugën Andrea Pirlos në stolin bardhezi. Por rrugën e ish-trajnerit duket se do e marrin edhe shumë futbollistë të tjerë, nga shitja e të cilëve “Zonja e vjetër” kërkon të përfitojë 200 milionë euro, që më pas do të përdoren për të pasuruar grupin me emra të rinj.

Në “listën e zezë” të Andrea Pirlos të parët që e gjejnë veten janë Higuain dhe Kedira, paga e të cilëve i kushton shumë arkave të klubit. Më tej në emrat që Juventusi është i gatshëm t’i shesi përfshihet Bernadreski, Ramsej, Duglas Kosta dhe De Shiljo. Por nëse një shifër prejt të paktën 40 milionë eurosh mbërrin në tryezën e bardhezinjve, atëherë edhe Aleks Sandro mund të ndajë rrugët me kampionët e Italisë, së bashku me Danilon. Ndërkohë një dëshirë e Pirlos për këtë merkato është mesfushori i Realit të Madridit, Isko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.