Pas blerjes së Haland nga Manchester City, Gabriel Jesus do të largohet në merkaton e ardhshme. Për sulmuesin brazilian interesohen Arsenal dhe Juventus. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Arsenal është seriozisht e interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit. Ata kanë gati një kontratë 4 vjeçare prej 190 mijë stërlinash në javë duke bërë një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit ndaj 110 mijë stërlinash që fiton aktualisht.
Me këtë ofertë, Juventus duket i mposhtur në garë për Gabriel Jesus, i cili dëshiron të luajë si titullar sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, Manchester City kërkon 58 milion euro për të lënë të lirë lojtari por që nuk duket të jetë problem për klubin anglez. Gabriel Jesus u transferua në vitin 2017 duke shënuar 123 gola në 315 ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/