“Juventini-dinamovit Rama të dilte pas Skënderbeut dhe Kukësit”, reagimi i Gerti Çarçanit: Do ishte më burrërore!

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 8-1 ndaj Luftëtarit në ditën e sotme, por pavarësisht shifrave dhe goleadës, të kuqtë kanë marrë vetëm tre pikë në mesin e disa humbjeve radhazi. Në këto kohë ka shmangur reagimet edhe drejtori i klubit, Olsi Rama, që është shigjetuar gjithmonë për rezultatet negative.

Ndërkohë pas fitores së thellë ndaj bluzinjve është shfaqur sërish për mediat, për t’i treguar Partizanit vazhdimin e kësaj rruge. Në një kënvdështrim disi më të veçantë e ka parë moderatori i emisionit “Pressing”, Gerti Çarçani, që thekson se do të ishte më burrërore për Olsi Ramën që të jepte shpjegime pas humbjeve ndaj Skënderbeut dhe Kukësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *